Chelsea dhe Manchester City do të shpenzojnë shuma të mëdha të hollash për të nënshkruar me mbrojtësin e Juventusit, Leonardo Bonuccin, i cili vazhdon të jetë ende shënjestër kryesore për të dy gjigantët në Premierë Ligë.
Reprezentuesi i Italisë shënoi në fitoren e skuadrës së tij kombëtare ndaj Holandës mbrëmjen e kaluar dhe konsiderohet nga një numër i madh klubesh si mbrojtësi më i mirë në Evropë aktualisht, transmeton portali arbresh.info.
Manchester City ofroi 60 milionë euro për të nënshkruar me të gjatë verës. Juventusi nuk refuzoi ofertën, por vendosi që të lë gjithçka në dorën e lojtarit. Bonucci refuzoi transferimin te Manchester City dhe vendosi për të vazhduar qëndrimin në Juventus duke nënshkruar kontratë të re vetëm disa muaj më vonë.
Sipas një raporti nga ‘Calciomercato’, reprezentuesit e Manchester City janë ende duke qëndruar pas Bonuccit dhe gjigantët në Premierë Ligë janë të përgatitur për të ofruar sërish 60 milionë për të siguruar shërbimet e tij verën e ardhshme.
Antoine Conte është gjithashtu duke monitoruar situatën nga afër./arbresh.info
Rutte: Ka aktorë që përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Per...
PSG-ja përgatitet për befasinë e madhe të verës, nis kontakt...
“Ku je z.kryetar, a je gjallë”, Vjosa Osmani takohet me Fato...
KQZ pranon listën nga 23 subjekte politike me 917 kandidatë
Zgjedhjet e 7 qershorit/PDK prezanton listën e plotë
Garon me numrin 10, Shqipe Selimi: E kam pritur që në këto z...