Seamus Coleman ka paralajmëruar se Zvicra vazhdon të jetë ende e rrezikshme pavarësisht mungesës së Xherdan Shaqirit.
Zvicra udhëton në Dublin ku Republika e Irlandës ka qëllimin të vazhdoj e pamposhtur tutje në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, transmeton portali arbresh.info.
Shaqiri ka refuzuar ftesën e Zvicrës duke thënë se ka kthyer fokusin te karriera në klub.
Skuadra e Mick McCarthy kryeson në Grupin D pasi ka marrë pikë maksimale kundër Gjibraltarit dhe Gjeorgjisë ndërkohë që ka barazuar kundër Danimarkës.
“Sigurisht se është një shtytje për ne që nuk luan ai”, ka thënë Coleman për Shaqirin.
“Ai është një lojtar i rrezikshëm dhe një nga ata që mund të shënojë gol para se ju ta kuptoni”
“Por një skuadër kualitative do të ketë njerëz që vijnë dhe e zëvendësojnë atë”
“Nuk është e mërzitshme, por ne duhet të fokusohemi në vetën tonë”, shton kapiteni i Irlandës./arbresh.info/
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri