Këtë vit FFK ndau një çmim të veçantë siç është “Çmimi i Karrierës”. Ky çmim i dedikohet futbollistëve të cilët kanë pasur karrierë të suksesshme dhe të cilët kanë dhënë kontribut në futboll. E ky çmim i takoi ish-portierit dhe ish-kapitenit të Kombëtares, Samir Ujkani, i cili sivjet u pensionua nga futbolli aktiv.
Përtej sukseseve nëpër klube ku ka luajtur ndër vite, Samir Ujkani është ndër të parët i cili i është bashkuar kombëtares së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Ndikimi i tij në ekipin dardan ishte i jashtëzakonshëm. Kontribut të madh, vetëm se tani në një form tjetër, presim që ai të jap edhe në pozitën e re, si zëvendës drejtor i Kombëtares së Kosovës.
Çmimin për Samir Ujkanin e ndau ish-kryetari i FFK-së, Sabri Hashani. Ai pas marrjes së këtij çmimi u shpreh falënderus ndaj FFK-së dhe krenar që i ka shërbyer vendit.
“Ndjej emocione por edhe kur shikoj karrierën time. Jam 10 vjet që jam bashkuar me Kombëtaren e Kosovës, Kemi pasur moment shumë të vështira, por edhe momente që kanë qenë të paharrueshme. Falënderoj familjen time, bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur. Shpresoj të jap kontributin tim edhe nga pozicioni i ri dhe të arrijmë suksese së bashku”, ka theksuar Ujkani./Arbresh.info/
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...