Një dramë e vërtetë është parë sonte (e martë) në Bernabeu.
Ajaxi me super lojtarët e tyre të talentuar ka tronditur kampionin në fuqi të Evropës, shkruan portali arbresh.info.
Pas tri golave të shënuar brenda një ore lojë në ndeshjen e tyre të dytë në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve, Ajaxi ka shënuar edhe golin e katërt dhe në formë spekakolare për 1 me 4.
Lasse Schone ka lënë të tronditur portierin Thibaut Cortois dhe të gjithë tifozët e ‘Los Blancos’ me golin e tij të jashtëzakonshëm nga gjuajtje lirë në minutën e 72′.
Goli i tij erdhi vetëm dy minuta pas golit nga Asensio për 1 me 3.
Rezultati i përgjithshëm është 3 me 5 në favor të skuadrës holandeze./arbresh.info/
(Goli e tij mund ta shikoni këtu)
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë