Barcelona ka rënë dakord për të nënshkruar me mbrojtësin e Sevillas, Clement Lenglet.
Gjiganti katalunas është i vendosur për paguar klauzolën prej 35 milionë euro të lojtarit, gjë që të do të thotë se ‘Los Rojiblancos’ nuk do t’i thonë “jo” kësaj marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve, francezi ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën dhe së shpejti do të bëhet përforcimi i parë i skuadrës për sezonin e ri.
22-vjeçari ka qenë në formë të mirë qysh pasi iu bashkua Sevillas nga Nancy duke bërë 52 paraqitje në ligë brenda të cilave ka shënuar 3 gola.
Departamenti sportiv i Barcelonës e sheh francezin si një lojtar me të ardhme të ndritur dhe shpreson ta shfrytëzoj atë së bashku me Samuel Umtitin në qendër të mbrojtjes./arbresh.info/
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...