City rikthehet tek fitorja, triumfon bindshëm derbin lokal ndaj Man Unitedit

19:28 | 14 Shtator 2025
D.H

Manchester City është rikthyer tek fitorja në Premier League, pas dy humbjeve radhazi duke triumfuar në derbin lokal me Manchester Unitedin.

‘Qytetarët’ triumfon me rezultat bindës 3-0 ndaj ‘Djajve të Kuq’, shkruan Arbresh.info.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit të cilët realizuan në minutën e 18-të me anë të Phil Foden, pas një asistimi nga Jeremy Doku.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Tetë minuta pasi nisi pjesa e dytë Erling Haaland dyfishoi epërsinë, ku sërish asistoi belgu, Doku.

Ndërsa vetë disa minuta pas këtij goli, Haaland lëshoi një mundësi të mirë për të shënuar golin e tretë, ku goditi shtyllën.

Man United rrezikoi përmes Bryan Mbuemo, por Donnarumma bëri një pritje spektakolare.

Në minutën e 68-të, Man City përmes një kundërzbritje të shpejtë realizoi edhe golin e tretë, ku shënoi sërish norvegjezi, Erling Haaland, pas një super topi që mori nga Bernardo Silva.

Pesë minuta pas këtij goli, United rrezikoi sërish portën e Cityt por goditja e Ugartes shkoi jashtë portës.

Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe City u ktheu tek fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Pas katër ndeshjeve, City ka gjashtë pikë dhe ngritet në pozitën e tetë kurse Man United ka katër pikë në katër ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme