Manchester City ka shënuar edhe dy herë në portën e Aston Villas.
Mahrez i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 18-të, gjeti përsëri rrugën drejt golit në minutën e 24-të, transmeton portali arbresh.info.
Pas disa sulmeve drejt portës kundërshtare nga mysafirët, topi iu kthye algjerianit i cili e dërgoi në mënyrë fenomenale në rrjetë.
Ndërsa pas katër minutave Sergio Aguero shënoi golin e tretë për mysafirët.
Argjentinasi pas një pasimi të bukur nga Kevin de Bruyne, shënoi një gol të bukur jashtë 16-metërshit.
Kujtojmë që kjo ndeshje po zhvillohet në “Villa Park”./arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës