Manchester City po e kërkon me ngulm transferimin e talentit të Barcelonës,Gavi.
Mesfushori po shkëlqen në sezonin e tij të parë në skuadrën e katalunasëve, andaj Citizens e duan transferimin e tij.
Sipas asaj që raporton El Nacional, kampioni në fuqi i Ligës Premier është i gatshëm që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Gavit.
Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme, pasi aq edhe është klauzola e mesfushorit te Barcelona.
Është dëshira e lojtarit nëse dëshiron të kalojë në radhët e Manchester Cityt, apo të mbetet edhe më tej pjesë e Blaugranasve.
Pep Guardiola e pëlqen shumë stilin e lojës së Gavit dhe për këtë dëshiron ta ketë në mesfushën e Citizens.

Kjo është shuma që duhet të paguajnë gjigantët evropian nëse...
Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet K...
Juventus synon sërish transferimit e Tonalit, në blerje përf...
Ambasadori i Kosovës në SHBA merr pjesë në pritjen e Sekreta...
Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave, rritje 8% e ud...