Manchester City ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Arsenalit në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit anglez.
Pjesa e parë me ishte mjaft e qetë, me ‘Qytetarët’ që pothuajse gjatë tërë kohës patën posedimin e topit por pa arritur të krijojnë ndonjë rast konkret për gol
‘Topçinjtë’ në anën tjetër patën dy mundësi shënimi përmes Gabriel Jesus por braziliani nuk u tregua i saktë përballë portës.
Pep Guardiola në minutën e 27-të bëri një zëvendësim të detyrueshëm pas lëndimit të Nathan Akes, vendin e të cilit e zuri Rico Lewis.
Në fushë nuk pati një fitues, por jashtë saj fitoi Liverpooli, pasi tani “Të Kuqtë” do mbajnë lidershipin në Ligën Premier me 67 pikë të grumbulluara.
Arsenali tani vazhdon në pozitën e dytë me 65 pikë të grumbulluara, ndërsa Man City në të tretin me 64 sosh./telegrafi
Shqipëria dënon sulmin raketor të Iranit në Turqi
Bora e mposht Rahovecin për t’ia thelluar edhe më shumë kriz...
Iraku në kaos/ Ndërprerje energjie, shpërthime e dronë të rr...
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjas...
Raketa iraniane drejt Turqisë, Erdogan: Nuk i lëmë asgjë ras...
Izraeli sulmon Tabrizin, ndër qytetet më të mëdha të Iranit ...