Në Nyon të Zvicrës sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, short ky që ka dhuruar disa përballje fantastike.
Real Madrid – Chelsea, Inter – Benfica, Manchester City – Bayern Munich, Napoli – Milan, janë përballjet që do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Fituesi i ndeshjes mes Napolit dhe Milanit do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Inter – Benfica, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes fituesit të ndeshjes City – Bayern dhe Real Madrid-Chelsea.
Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë pra më 18 dhe 19 prill.
Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023, teksa një nga favoritët siç ka qenë PSG-ja, veçse është eliminuar./arbresh.info
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...