Ambasadorja në detyrë e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vizituar ekipin e Kosovës në garën më të madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge, që po mbahet në SHBA.
Me këtë rast, Çitaku ka thënë se ndjehet krenare që të rinjtë kosovarë po e përfaqësojnë vendin në mesin e shumë shteteve të tjera të botës.
“Pata kënaqësinë që takova ekipin e mrekullueshëm dhe entuziast të Kosovës, që po merr pjesë në garën ndërkombëtare të robotikës. Jam krenare për mendjet e tyre inovative, kureshtare dhe të bukura. Të rinjtë si ata do të lëvizin Kosovën përpara në shekullin e 21-të”, ka thënë Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Nxënësit e Kosovës të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.
Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin, përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit është dashur të bashkohen aftësitë, idetë dhe kreativiteti në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...
Osmani kërkon mbështetjen e Hungarisë për heqjen e masave të...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi njofton për projektin “FIFA ...
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...