Arsenali raportohet të ketë rënë dakord me Chelsean për nënshkrimin me mbrojtësin David Luiz, por cilin numër do të bartë braziliani në Emirates?
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery synon të përforcojë mbrojtjen e tij këtë verë ndonëse duket se ka lënë gjërat deri në momentin e fundit, transmeton portali arbresh.info.
Luiz pritet të transferohet te Arsenali nga rivali i tyre në Premierë Ligë para orës 18:00.
Kieran Tierney mund të bëjë gjithashtu kalimin nga Celticu për shkak se Emery dëshiron t’i shtojë mbrojtjes edhe një talent.
Luiz ka bartur fanellën me numër 30 te Chelsea sezonin e kaluar, por duket se nuk ka ndonjë numër të preferuar.
Ai nuk do të bartë fanellën me numër 30 për shkak se ajo aktualisht i takon Eddie Nketiahs, megjithëse sulmuesi i ri i talentuar pritet të largohet në formë huazimi nga Emirates.
Braziliani pritet të marrë fanellën me numër 23, e cila për herë të fundit është bartur nga Danny Welbeck./arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...