Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka ofruar mendimin e tij në marrëveshjen e Chelseas me Borussia Dortmundin për anësorin Christian Pulisic.
Liverpooli ka qenë në garë me klubin në Stamford Briudge për të siguruar shërbimet e amerikanit këtë janar, por Klopp u tërhoq nga interesimi në sulmuesin dhe “Blutë” siguruan më pas shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea zgjodhi për të lënë amerikanin në Gjermani si një të huazuar deri në fund të sezonit, pikë në të cilën 20-vjeçari më pas do t’i bashkohet skuadrës së tij të re.
“Ai është një lojtar vërtetë i mirë, një tjetër lojtar i mirë për Chelsean”, ka thënë Klopp.
“E kam njohur atë që një kohë dhe e kam ndjekur karrierën e tij. Një tjetër djalosh me aftësi të mira do të luaj në Angli”. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...