Sabien Lilaj po shkëlqen me Skënderbeun. Mesfushori është një lider në kampionat dhe në kupat e Evropës, ndaj ka bindur trajnerin Kristian Panuçi që ta ftojë korçarin në Kombëtare.
Miqësorja e 14 nëntorit me Turqinë do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin italian për të parë disa lojtarë dhe mes tyre është përzgjedhur edhe Sabien Lilaj, sikurse raporton “Sport Ekspres”.
Lilaj është ftuar disa herë në Kombëtare dhe ka luajtur në 12 ndeshje, kryesisht miqësore. Dihet që konkurrenca për një vend në qendër të mesfushës te Kombëtarja është shumë e madhe, por kjo nuk e pengon mesfushorin të tentojë ta bindë Panuçin me cilësitë e tij.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës