Chivu: Nuk është e drejtë që Sommer të vihet në shënjestër dhe të gjykohet në këtë mënyrë

23:46 | 16 Shtator 2025
D.H

Interi nesër do të luajë në Amsterdam ndaj Ajaxit, ndeshjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, ku objektivi mbetet përsëritja e paraqitjeve të mëdha të edicioneve të kaluara.

Megjithëse starti në kampionat ka qenë i dobët dhe humbja ndaj Juventusit e thelloi edhe më shumë krizën, trajneri Cristian Chivu beson në fitore.

Madje ai ka folur edhe për portierën Sommer, që ka qenë cak i kritikave pas disa gabimeve me Juventusin.

“Nuk kam menduar kurrë për një ndërrim portieri. Nuk është e drejtë që Sommer të vihet në shënjestër dhe të gjykohet në këtë mënyrë”.

“Ai ka treguar vlerat e tij edhe sezonin e kaluar dhe nuk do ta ndryshoj vetëm pse e kërkon opinioni publik. Kam shumë respekt për Martinez dhe ai do të ketë shansin e vet, ashtu si edhe Di Gennaro, por një lojtar me eksperiencën dhe vlerën e Sommer meriton të mbështetet. Kur dikush është në vështirësi, duhet ndihmuar, jo gjykuar”, tha Chivu.

Ndeshja mes Ajaxit dhe Interit luhet nesër me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale