Interi do të luaj nesër sfidën e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Royale Union Saint-Giollise në udhëtim.
Trajneri zikaltër, Christian Chivu, në konferencën për shtyp para ndeshjes konfirmoi se Lautaro Martinez, Ange-Yoan Bonny dhe Francesco Pio Esposito janë në gjendje të mirë, por se Thuram nuk ka arritur të stërvitet dhe me shumë gjasa nuk do të luajë në asnjërën nga dy ndeshjet e ardhshme.
“Për mua nuk ka titullarë, e kam thënë këtë prej muajsh. Kam besim te të gjithë lojtarët që kam në dispozicion, secili mund të luajë që nga fillimi,” tha Chivu, kur u pyet nëse Bonny ose Esposito mund të startojnë në Ligën e Kampionëve.
“Lautaro është mirë, nuk ka më probleme përveç atyre që kishte para ndeshjes me Romën. E ka kaluar të ftohtin dhe është rikuperuar mirë. Marcus ka nevojë edhe për disa ditë të tjera, nuk di ç’të them. Po përpiqemi ta rikthejmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Me sa duket, ai nuk do të jetë kundër Napolit”.
Interi në dy ndeshjet e para ka dy fitore në Ligën e Kampionëve./Arbresh.info
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro
Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme të...
Kurti e cilësoi jokushtetues dekretin, Presidenca: Osmani kr...
Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit