Përkundër përpjekjeve të mëdha të Fiorentinës për ta mbajtur në klub, Federico Chiesa ka kërkuar që të lejohet t’i bashkohet Juventusit.
Pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka theksuar vazhdimisht se Chiesa nuk është në shitje dhe se talenti italian është e ardhmja e klubit të tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, anësori 21-vjeçar nuk është i bindur nga projekti i klubit dhe dëshiron të kalojë te kampioni italian.
Ai dëshiron t’i ndjekë hapat e Roberto Baggios dhe Federico Bernardeschit duke iu bashkuar Juventusit.
Thuhet se ai ka arritur marrëveshje personalen me Juven për kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore në vlerë 5 milionë euro, por Commisso ka këmbëngulur se nuk do ta lëshojë Chiesan lehtë.
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...
DJ Gimbo ndihet i penduar pasi i rrëmbeu puthjen Selin: Nuk ...
Transformimi i banjave në Përmet, Rama: Fundjava kishte një ...