Chiellini konfirmon se e kishte ‘mallkuar’ Sakan para se të dështonte nga penalltia në finale të Euro 2020

09:18 | 14 Korrik 2021

Giorgio Chiellini ka thënë se ai ka bërë një “mallkim” në Bukayo Sakan para se talenti i Anglisë të humbte penalltinë të dielën mbrëma në finale të Euro 2020.

Anëtari i Arsenalit dështoi të shënonte përballë Gianluifi Donnarummas, pasi italiani e pritet penalltinë deçizive, duke bërë që Azzurët të fitonin 3-2 në 11 metrsha, derisa koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1.

Para se Saka ta godiste topin, Chiellini bërtiti “Kiricocho!”, një fjalë që përdoret shpesh nga futbollistët ndër dekada, duke i uruar kundërshtarit fat të keq.

Duke dhënë një intervistë për ESPN, Chiellini ka thënë: “Përshëndetje Christian, konfirmoj gjithçka! Kiricocho!”.

Një video nga UEFA po ashtu shfaq mbrojtësin italian duke e thënë fjalën, mirëpo askush nuk e dinte saktë.

Çfarë është mallkimi Kiricocho?

Juan Carlos ‘Kiricocho’, ose Quiricocho sipas disa versioneve të historisë, ishte një mbështetës i fortë i klubit argjentinas Estudiantes de la Plata gjatë viteve 1980.

Tifozi madje ndoqi disa nga seancat stërvitore të klubit, por trajneri kryesor i Estudiantes Carlos Bilardo filloi të vinte re se lojtarët e tij dukej se në mënyrë misterioze lëndoheshin sa herë që ishte i pranishëm Kiricocho.

Bilardo, siç thuhet në legjendë, i tha Kiricocho të merrte pjesë në seancat stërvitore të rivalëve të Estudiantes, duke shpresuar të përdorë fuqitë e tij për të ndihmuar, në vend që të dëmtojë skuadrën e tij.

“Kiricocho ishte një fëmijë nga La Plata që ishte gjithmonë me ne, dhe që nga ai vit ne ishim kampionë [në 1982], ne e adoptuam atë si nuskë tonë,” kishte thënë në atë kohë Bilardo.

Lajmet më të lexuara