Giorgio Chiellini ka zbuluar se ishte shumë afër largimit nga Juventus.
Tashmë një ikonë te ‘Zonja e vjetër’, Chiellini, jo gjithherë duket të ketë qenë në disponimin më të mirë në Torino.
Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Juves, ka zbuluar së fundmi se Real Madrid dhe Manchester City ishin afër të siguronin shërbimet e tij.
“Isha afër që të lija Juventusin në dy raste gjatë karrierës, në 2010 dhe në 2011. Ndodhi që mendova për këtë”, ka thënë Chiellini, transmeton lajmi.net.
“Në rastin e parë unë ishta afër transferimit te Real Madrid, kurse në rastin e dytë, te Manchester City. Isha shumë afër spanjollëve”, ka shtuar italiani.
“Agjenti im pati bisedime me përfaqësuesit e Real, por Mourinho saop kishte ardhur dhe kishte kërkuar Ricardo Carvalho. Juventus ishin të lumtur që më mbajtën. Marotta sapo kishte ardhur. Në rastin e dytë, u takova me ekzekutivin e City, në Milano, por asgjë nuk ndodhi”, ka zbuluar mes tjerash mbrojtësi.
Chiellini ka fituar tetë tituj të kampionit me skuadrën e Juventus. Ai nuk mund të jetë pishman për vendimet e tij.
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...