Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit anglez.
Vendasit morën epërsinë herët në këtë takim me anë të Nicolas Jackson (6’) i cili realizoi për 1-0 pasi devijoi gjuajtjen e Cole Palmer.
Reagimi i mysafirëve erdhi krejt në fund të pjesës së parë kur Alexander Isak (45’) me një gjuajtje jashtë zonës shënon në cepin e djathtë të portës për 1-1.
Chelsea kaloi në avantazh menjëherë në aksionin vijues, por goli i Nicolas Jackson u anulua për pozitë jashtë loje.
Në pjesën e dytë Chelsea u tregua mjaft agresive duke arritur që të shënojë dy gola dhe të marrë fitoren.
Cole Palmer (58’) u përkujdes që ta rikthejë përsëri avantazhin e Chelseat në 2-1, ndërsa fitoren e tyre e konfirmoi Mykhailo Mudryk (78’) që shënoi për 3-1.
Mysafirët arritën që të ngushtojnë rezultatin në 3-2 me anë të Jacob Murphy (90’) por nuk ia dolën të evitojnë humbjen.
Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 39 pikëve dhe momentalisht renditet në pozitën e 11-të në tabelën e Ligës Premier./Telegrafi/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...