Chelsea është duke menduar të transferoj sulmuesin anglez, Andy Carroll.
Sipas “Sky Sports” kampioni në fuqi ka kontaktuar me skuadrën e West Ham për të pyetur rreth mundësis së blerjes së kartonit të Andy Carroll, transmeton arbresh.info.
Sipas këtij raporti qëndrimi i West Ham mund të ndërroj në rast se Michy Batshuayi, pranon të përfshihet në marrëveshje, por sulmuesi belg është duke u kërkuar me ngulm nga Sevilla.

Skuadra e Antonio Contes në këtë sezon është duke pasur problem në repartin e sulmit, pas shitjes së Diego Costa.
Por, Chelsea e sheh Carollin si një opsion kur Alvaro Morata nuk është në formë apo i lënduar.
Reprezentuesi anglez u transferua në West Ham në vitin 2013 nga Liverpooli për shumën e 15 milionë. /arbresh.info/
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...
Vuçiq: Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga ale...
Konjufca mirëpret heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti...
Supremja i thotë “jo” Alternativës për ankesën rreth fondeve...
Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij ...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...