Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka bërë sondazhe në lidhje me transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.
Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Chelsea bëri një qasje tek përfaqësuesit e Lautaros rreth një lëvizje në Londër përpara se afati kalimtar të mbyllej javën e kaluar.
Sidoqoftë, sulmuesi argjentinas refuzoi qasjen e Bluve, duke këmbëngulur se nëse do të largohej nga Interi do të ishte vetëm për Spanjën.
Lautaro ka qenë një objektiv afatgjatë për Barcelonën, ndërsa Real Madrid ishte gjithashtu i lidhur gjatë javëve të fundit të afatit të fundit të transferimeve.
Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim në tre ndeshje të kampionatit italian, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, argjentinasi ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh në kontratën e tij me Nerazzurrët.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...