Chelsea ende është i interesuar për të transferuar mesfushorin e West Ham-it, Declan Rice para se të mbyllet afati veror.
“Blutë” deri me tani kanë transferuar disa yje si Ben Chilwell, Thiago Silva, Kai Havertz, Hakim Ziyech, Timo Werner dhe Edouard Mendy, por duan edhe transferimin e anglezit, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, pa bërë disa shitje, transferimi i Rice nuk mund të realizohet sepse West Ham nuk është i interesuar ta shesë.

Sapo të shiten ose të huazohen disa prej skuadrës së Frank Lampard-it, Chelsea do hap bisedimet në ditët e ardhshme me skuadrën angleze me shpresën të arrijnë marrëveshje të shpejtë.
West Ham gjithashtu është duke insistuar të mos e shesë talentin e skuadrës, por lojtari është duke shtyrë klubin ta lejojë t’i bashkohet “Blutë”./arbresh.info.
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...