Chelsea është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Romelu Lukakut nga Interi.
Siç u raportuar nga mediat angleze dhe ato italiane, The Blues kanë ofruar 100 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos për sulmuesin belg.
Mirëpo, Interi e ka refuzuar këtë ofertë dhe e konsiderojnë Lukakun si të paprekshëm në planet e tyre për edicionin e ri.
Blutë e Londrës nuk po heqin dorë dhe janë të gatshëm që të sakrifikojnë 11 lojtarë për të gjetur fonde që të financojnë transferimin e ish-lojtarit të tyre.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, Kurt Zouma do të jetë në mesin e lojtarëve që do të largohet, derisa West Ham United ka interesim të madh për të.
Por, Chelsea në listën e largimeve ka futur edhe emra si, Ross Barkley, Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Ruben Loftus-Cheek, Davide Zappacosta, Michy Batshuayi, Kenedy, Danny Drinkwater, Tiemoue Bakaoyko dhe Baba Rahman.
Thomas Tuchel nuk e sheh asnjërin në planet e tij dhe ka kërkuar nga bordi që të shiten të gjithë.
Chelsea ishte e fokusuar në Erling Haalandin, mirëpo Borussia Dortmundi nuk dëshiron ta shesë lojtarin, andaj tani janë fokusuar te Lukaku.
Raportohet se VV-ja tash po e diskuton Andin Hotin si altern...
NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drej...
Mblidhen grupet parlamentare të VV-së dhe PDK-së
“Zgjedhje autentike dhe e përballueshme”/ Rama: Shqipëria po...
Media shtetërore iraniane: Funerali shtetëror për Khamenein ...
Kounde dhe Balde do t’i mungojnë gjatë Barcelonës