Chelsea po insiston në transferimin e Garnachos

21:00 | 30 Korrik 2025
E.G

Chelsea po synon të forcojë më tej repartin ofensivë dhe Alejandro Garnacho është një nga objektivat kryesorë të klubit londinez këtë verë.

Sipas talkSPORT, “Blutë” kanë rifilluar përpjekjet për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, pavarësisht afrimeve të tjera që kanë bërë në sulm.

Jamie Gittens dhe Joao Pedro kanë mbërritur tashmë në Stamford Bridge, ndërsa Estevao Willian është bashkuar me Chelsean.

 

Klubi është gjithashtu në bisedime për një transferim të Xavi Simons nga RB Leipzig, por Garnacho vazhdon të shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën.

Lojtari argjentinas, i cili është një nga talentet më të mëdhenj të United, raportohet se është i etur të kalojë te Chelsea këtë verë.

Manchester United, megjithatë, kërkon të paktën 40 milionë funte për kartonin e tij dhe nuk ka ndërmend të lëshojë pe nën këtë shumë.

Edhe pse nuk është ndër lojtarët kryesorë në planet e trajnerit Ruben Amorim, klubi nga Old Trafford po e vlerëson seriozisht të ardhmen e Garnacho para se të marrë një vendim përfundimtar. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale