Chelsea përgatiti ofertë të majme për Sanchon

13:23 | 19 Maj 2021
A Z

Chelsea është futur në garë për sulmuesin e shumëkërkuar anglez, Jadon Sancho, edhe tashmë e ka përgatitur një ofertë të majme për të.

Borussia Dortmundi është i gatshëm ta shesë anësorin anglez në verë për ofertën e duhur, pasi një vit më parë refuzoi t’ia shiste atë Manchester Unitedit, raporton Gazeta Express.

Për shërbimet e tij në garë është futur edhe Chelsea tani dhe është i gatshëm t’i derdhë rreth 93 milionë euro për ta sjellë Sanchon në Stamford Bridge.

Thuhet se 21-vjeçari është i etur për t’u kthyer në Premierligë dhe është tifoz i kamotshëm i të kaltërve të Londrës.

Për ta arritur Sanchon, Chelsea duhet ta mposhtë në garë Unitedin, klubin që tash e një kohë të gjatë e synon anglezin.

Të ngjashme