Betejat e transferimeve të Ligën Premier vazhdojnë, me Chelsean që kërkon të transferojë anësorin e Brightonit, Kaoru Mitoma, sipas Fichajes.
Blutë thuhet se janë të përgatitur të ofrojnë 90 milionë euro për reprezentuesin japonez, i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të ligës këtë sezon.
Chelsea, nën Enzo Maresca, e sheh Mitoman si një shtesë ideale për të shtuar ritmin dhe kreativitetin në sulmin e tyre, duke zëvendësuar potencialisht Mykhailo Mudryk.
Shkathtësia e tij në të dy krahët e bën atë një objektiv kyç për skuadrën e Stamford Bridge.
Që nga bashkimi me Brighton, Mitoma ka shkëlqyer në situatat një-në-një dhe ka qenë një kërcënim vendimtar sulmues.
Ndërsa Brighton ende nuk ka komentuar për interesimin e Chelseat, lëvizja mund të jetë një goditje e rëndësishme për ta nëse transferimi kryhet. /Telegrafi/
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...