Chelsea nuk merr më shumë se një barazim ndaj Crystal Palace

17:06 | 17 Gusht 2025
D.H

Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0-0 në ndeshjen hapësë të Premier League ndaj Crystal Palace.

Me shumë mysafirët mund ta fitonin gjithë ndeshjen, por një gol i shënuar nga Eberechi Eze, u anuluan nga VAR-i, shkruan Arbresh.info.

Eze shënoi supergol në minutën e 13-të nga gjuajtja e lirë, mirëpo u anulua. Arsyeja ishte Marc Guehi, i cili, para se Eze të gjuante, iu afrua murit të lojtarëve të Chelseat në një distancë më të vogël se një meter, veprim i ndaluar sipas rregullave të FIFA-s.

Skuadra e Enzo Marescas pati posedimin e topit gjatë gjithë ndeshjes por nuk krijoi raste të mira shënimi.

Delap pati një mundësi të mirë në minutën 89-të, por gjuajtja e tij vollej u priti nga gardiani i Crystal Palace, Dean Henderson ishte në vend, për të mos lënë Chelsean të kalojë në epërsi.

Kështu “Blutë e Londrës” e nisin edicionin e ri të Premier Leagues me barazim. Kjo ishte ndeshja e tretë në xhiron e parë të elitës së futbollit anglez që mbyllet baras, pas Brighton – Fulham dhe Aston Villa – Newcastle.

Chelsea në xhiron e dytë përballet me West Hamin në “London Stadium”, kurse Crystal Palace e pret në shtëpi Nottingham Forestin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale