Jadon Sancho do të largohet përfundimisht nga Chelsea këtë verë.
Klubi londinez nuk arriti marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, ndaj transferimi përfundimtar është anuluar, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë eksperti i transferimeve, David Ornstein, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.
Madje, sipas tij Chelsea do t’i paguajë Manchester Unitedit 5 milionë paund për ta rikthyer Sancho në “Old Trafford”.
? EXCL: Jadon Sancho leaving Chelsea when contract ends June 30 after agreement could not be reached over personal terms for loan to turn permanent. #CFC will pay £5m penalty to #MUFC. 25yo to explore options in England/Europe for next move @TheAthleticFC https://t.co/Mv1cCbB56a
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 3, 2025
E ardhmja e tij mbetet e pasigurt, por është e qartë që nuk do të jetë pjesë e projektit të “Blueve të Londrës”. Gjithashtu ai nuk planifikon të qëndrojë tek Manchester United për sezonin e ri.
Sancho që nga transferimi i tij nga Dortmundi në Man United nuk ka gjetur rehati në klub, dhe dy herë u huazua nga ky klub.
Fillimisht ai u rikthye në formë huazimi tek Dortmundi në gjysmësezonin 2023/24. Teksa sezonin e fundit u huazua tek Chelsea.
Në 42 ndeshje të luajtura me “Blutë”, Sancho shënoi pesë gola dhe dhuroi 10 asistime./Arbresh.info
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...