Chelsea ka bërë një ofertë për mesfushorin e Juventusit, Claudio Marchisio.
Gazeta ‘The Sun’ raporton se Chelsea është i gatshëm të ofrojë rreth 17 milionë funta edhe pse oferta e tyre fillestare u refuzua, transmeton portali arbresh.info.
Marchisio është shfrytëzuar në shumicën e raste nga bankina këtë sezon, por ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij në Juventus.
Trajneri Massimiliano Allegri, i cili ka nënshkruar kontratë të re duke siguruar qëndrimin në klub deri në vitin 2020, ka zbuluar shënjestrat e tij për transferim, por synon edhe të fitoj të holla me shitjen e disa lojtarëve.
Ai mund të lejojë Marchision të largohet por vetëm për 25 milionë funta./arbresh.info
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...
Ia drejtori armën një personi, arrestohet i dyshuari në Pris...