Gjiganti anglez, Chelsea po shikojnë mundësinë për transferimin e mbrojtësit të talentuar të Lyonit, Mouctar Diakhaby.
20-vjeçari francez konsiderohet si një nga yjet më të ndritshme në kampionatin francez, Ligue 1 këtë sezon.
Kështu, trajneri i Bluve, italiani Blues Antonio Conte ka mbetur i impresionuar nga i ri francez pas paraqitjeve të tij të mira me Lyonin.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Chelsea besohet të jetë i pakënaqur me Antonio Rudigerin pas kalimit të tij prej 29 milionë funteve nga Roma.
Diakhaby duke festuar një gol ndaj Evertonit në Ligën e Evropës (Getty Images)
Kjo ka çuar skuadrën nga veriu i Londrës për të parë një lëvizje të mundshme për mbrojtësin e talentuar, Diakhaby.
Kjo pasi, kampioni aktual i Ligës Premier duken të bindur për të rekrutuar një tjetër yll në rritje nga kampionati francez.
Ndryshe, Diakhaby po lulëzon këtë sezon nën drejtimin e trajnerin të Lyonit, Bruno Genesio, duke zhvilluar 26 ndeshje deri më tani në ekipin e parë.
Diakhaby gjithashtu ka luajtur edhe me gjitha grupmoshat e reja të kombëtares së Francës, teksa nuk përjashtohet edhe mundësia e ftesës në ekipin e parë kombëtar.
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...
Publikohen pamje të bombarduesve amerikanë që kryen sulme th...
Shtëpia e Bardhë: 49 udhëheqës të lartë të regjimit iranian ...
Rritet niveli global i detit
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli