Chelsea është i përgatitur për të sjell Alvaro Moratan dhe Romelu Lukakun në ‘Stamford Bridge’ nëse shkarkojnë Diego Costan në fund të këtij sezoni.
“Blutë” pritet që të konsiderojnë ofertat që shtrohen për Costan në verë pas refuzimit të marrëveshjes rekorde prej 96 milionë funta gjatë sezonit të kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Costa është thënë se ka ambicie për transferim në Super Ligën e Kinës, gjë e cila edhe mund të ndodhë me përfundimin e edicionit aktual. Bazuar në raportet nga mediat angleze, “Blutë” janë mirë të përgatitur për largimin e spanjollit derisa Lukaku dhe Morata janë të vendosur si shënjestra të mundshme për transferim.
Lukaku, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Evroton, është duke kërkuar transferimin tek një klub në Ligë të Kampionëve pas refuzimit të kontratës së re nga klubi në ‘Goodison’.
Ndërkohë, Morata ende përballet me një të ardhme të pa qartë në ‘Bernabeu’ dhe mund t’i bashkohet Chelseat, i cili dështoi për të siguruar shërbimet e tij me ofertën prej 60 milionë funta./arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...