Chelsea ka hapur bisedimet me mbrojtësin francez të Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, për një transferim të mundshëm në Stamford Bridge.
Antonio Conte dëshiron që të transferojë një mbrojtës të krahut të majtë në këtë afat kalimtar të janarit, për të shtuar konkurencën për Marcos Alonso.
Chelsea është në bisedime me gjigantin itlalian, Roma, për të transferuar dyshen Edin Dzeko dhe Emerson Palmieri.

Mbrojtësi brazilian Palmieri ka pranuar ofertën e Chelsea për të kaluar në Stamford Bridge, por kampionët anglez kanë dështuar ta bindin edhe sulmuesin Edin Dzeko.
Besohet se Chelsea nuk dëshiron t’i ofrojë kontratë e cila kalon vitin 2019, për shkak të moshës së ish sulmuesit të Manchester City, edhe pse kontrata e tij me Romën i përfundon në vitin 2020.
Sipas “Sky Sports Italia” transferimi i Palmeieri në Chelsea është anuluar, pasi tashmë Chelsea është i interesuar të nënshkruaj me Kurzawa.

Blutë e Londrës kanë shpresuar se gjatë këtij muaji do të transferonin dyshen romake, por të mërkurën mbrëma drejtori sportiv i klubit italian, Monchi, sygjerojë se Dzeko do të qëndrojë. /arbresh.info/
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...