Chelsea është favoriti për të transferuar mesfushorin ofansiv të Barcelonës, Philippe Coutinho sezonin e ardhshëm.
Braziliani momentalisht është huazim te Bayern Munich, ndërsa ka raportime se trajneri i Barcelonës, Quique Setien e dëshiron në skuadër sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Bayern ka mundësinë për ta blerë në fund të sezonit për 120 milionë euro, por sipas Bild nuk do e aktivizojnë mundësinë e blerjes.
Sipas Mundo Deportivo, “Blutë” e Londrës janë duke i prirë garës për transferimin e brazilianit dhe thuhet se janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro.

Tjetër gjigant i interesuar është Inter që e sheh si zëvendësuesi adekuat i Lautaro Martinez që më shumë mundësi do transferohet në “Camp Nou” në verë.
Coutinho këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe kontribuar me disa asistime në 15 ndeshje për “Bavarezët”./arbresh.info.
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...