Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Crystal Palace të shtunën pasdite, pas dy humbjeve radhazi në dy javët e kaluara në Premierligë.
Kjo fitore e dërgon skuadrën e Antonio Contes vetëm dy pikë larg vendit të katërt në renditjen tabelore në top ligën angleze.
Chelsea e kreu punën në pjesë të parë duke realizuar dy herë. Njeriu më në formë te “Të kaltrit”, Willian shënoi në minutën e 25-të për epërsinë e Chelseat.
Vetëm shtatë minuta më vonë, Martin Kelly shënoi në portën e vet, duke i ndihmuar vendasve ta çonin epërsinë në 2-0.
Deri në fund, Chelsea e kontrolloi lojën dhe për pak sa nuk lejoj befasi kur Van Aanholt shënoi për mysafirët në minutën e 90-tw.
Chelsea tani ka 56 pikë në vendin e pestë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Tottenham që ka 58 pikë në vendin e katërt.
Për Palace kjo ishte humbja e katërt me radhë, që e lë atë në vendin e 18-të me 27 pikë.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...