Chelsea ka arritur të triumfoj me rezultat 3-2 ndaj Brightonit në një ndeshje mjaftë të vështirë, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.
‘Blut e Londrës’ krijuan epërsi në minutën e 17-të, me golin e Enzo Fernandezit, shkruan Arbresh.info.
Teksa katër minuta më vonë ata dyfishuan epërsinë për Collwillit.
Dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt të pjesës së parë, Brighton ngushtoi epërsinë përmes lojtarit Buonanotte.
Teksa gjërat u vështirsuan për Chelsean në minutën e 45-të kur u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh Callagher dhe e la ekipën me një lojtarë më pak.
Megjithatë Chelsea nuk u dorëzua aq lehtë dhe shënoi edhe golin e tretë.
Nga penalltia i saktë ishte Enzo Fernandez i cili shënoi në minutën e 65-të.
Teksa Brightoni shënoi dhe njëherë përmes Joao Pedros në minutën e dytë të kohës shtesë, por ai ishte e gjitha se çfarë bëri ekipa e De Zerbit.
Chelsea u mbrojt mirë në kohën shtesë dhe arriti tre pikë të vlefshme për vazhdimin e kampionatit.
Pas kësaj fitore blut renditen në vendin e 10-të në tabelë me 19 pikë, kurse Brightoni është i teti me 22 pikë./Arbresh.info/
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme