Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenhamit

22:31 | 2 Maj 2024
D.H

Chelsea ka arritur të fitoj derbin e Londrës ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 26-të të mbetur në Premier League.

Chalobah në minutën e 24-të shënoi për epërsinë e bluve pas një asistimi nga Gallagher, shkruan Arbresh.info.

Teksa goli i dytë erdhi në minutën e 72-të, nga Nicolas Jackson.

Pas kësaj fitore Chelsea është në vendin e tetë me 51 pikë kurse Tottenhami mbetet i pesti me 60 sosh.

Ndeshjen e ardhshme blutë e luajnë një tjetër derbi të Londrës, kësaj radhe ndaj Ëest Hamit, kurse Tottenhami udhëton në Anfield për të u përballur me Liverpoolin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme