Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka hyrë në bisedime me mesfushorin me tipare sulmuese të Bayer Leverkusen , Kai Havertz.
Sipas mediumit Daily Express, Chelsea është në bisedime për të nënshkruar me Havertz, por ka ende shumë punë për të bërë deri të arrij marrëveshjen.
Ylli gjerman ka qenë një sensacion që nga kthimi i Bundesligës me një mori gjigantësh evropianë që tani po duan nënshkrimin e tij.
Blutë duket se janë në krye të garës duke pasur parasysh dëshirën e tyre të fortë për të transferuar mesfushorin sulmues këtë verë.
Të dy klube tjera, Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë shumë dëshirë të presin një vit para se të transferojnë 21-vjeçarin.
Sidoqoftë, Chelsea ka para për të shpenzuar dhe Frank Lampard është i etur të bëjë ndryshime në tregun e transferimeve.
Ai u la i irrituar në janar pasi lëvizjet për Dries Mertens dhe Edinson Cavani dështuan.
Roman Abramovich tashmë ka sjellë Hakim Ziyech dhe Timo Ëerner, pasi ata kërkojnë të mbyllin hendekun në Liverpoolin dhe Manchester Cityn. /Telegrafi/
Po kalonte në formë të shkëlqyer, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi