Chelsea është duke prirë garën për shërbimet e mbrojtësit të Real Madrid-it, Sergio Reguilon.
Reguilon momentalisht është huazim te Sevilla, aty ku ka regjistruar dy gola dhe katër asistime brenda 35 ndeshjeve në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Sevilla dëshiron ta mbajë lojtarin, por sipas AS edhe dy klubet londineze Chelsea dhe Arsenal janë të interesuar.
“Blutë” shihen si favorit shkaku që mund t’i ofrojnë lojtarit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Për Reguilon, “Los Blancos” kërkojnë mes 25 – 30 milionë euro, por janë të hapur për ta lejuar huazimin me mundësi ose obligim blerje.
Ende asnjëra skuadër nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare për spanjollin./arbresh.info.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...