Chelsea e ka mundur 1:0 Norwichin të martën, duke iu afruar shumë pranë sigurimit të pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Olivier Giroud me një gol të bukur me kokë ishte heroi i të kaltërve në Stamford Bridge, pasi ai ishte i mjaftueshëm për Chelsean që ta ruajë pozitën e tretë në Premierligë dy xhiro para përfundimit të sezonit, raporton Gazeta Express.
Chelsea tani mbledh 63 pikë në vendin e tretë, katër më shumë se Leicester City dhe Manchester United, të cilat ndeshjet e kësaj jave kundër Sheffield United dhe Crystal Palace, përkatësisht, i zhvillojnë pas dy ditëve.
Skuadra e Frank Lampard ishte meritore e këtij triumfi, pasi i mbizotëroi vizitorët me lojë dhe me raste.
Norwich e mbylli takimin me zero goditje në kornizën e portës së Kepas dhe duke u konfirmuar si klubi i fundit në renditjen tabelore në Premierligë, me tetë humbje radhazi.
Por iu desh të presë deri në sekondat e fundit të pjesë së parë për ta thyer akullin, kur sulmuesi francez Giroud e shënoi atë që ishte goli i vetëm në ndeshje pas një harkimi fantastik nga Christian Pulisic.
Norwich e mbylli pjesën e parë pa e bërë asnjë goditje në drejtim të portës së Kepas.
Në pjesën e dytë, klubi që tashmë ka rënë nga Premierliga, tentoi dy herë, të dy herët jashtë kornizës së portës.
Norwich nuk ishte asnjëherë kërcënim serioz për Chelsean dhe e regjistroi humbjen e tetë radhazi, rekord personal. /
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...