Fundi i këtij viti, mund të jetë edhe fundi i aventurës së Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.
Sulmuesi i skuadrës gjermane, sipas medieve britanike, kërkohet nga Chelsea dhe PSG-ja.
Adeyemi thuhet se prej kohësh është duke u monitoruar nga ‘Blutë’ e Londrës, por gjermani tashmë kërkohet edhe nga PSG-ja.
Transferimi i mundshëm i Adeyemi në janar ose qershor tashmë po diskutohet tek Chelsea dhe PSG-ja.
Londinezët mësohet se do të preferonin një lëvizje në fund të sezonit, edhe pse ata mund të detyrohen të veprojnë më shpejt nëse PSG vendos në planet e tyre blerjen e gjermanit gjatë dimrit që po vjen.
Adeyemi me Dortmundin ka kontratë deri në verën e vitit 2027, por siç raportohet, lojtari qysh në fillim të vitit të ardhshëm mund të bëhet me klub të ri./rtk/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C