Karim Adeyemi , sulmuesi i talentuar i Borussia Dortmund, është kthyer në një nga emrat më të lakmuar në tregun evropian të transferimeve.
Me paraqitjet e jashtëzakonshme në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve, lojtari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme, përfshirë Chelsea, i cili po kërkon ta rrëmbejë atë nga Liverpool, një tjetër pretendent kryesor në ofertën për nënshkrimin e tij.
Chelsea, nën drejtimin e Enzo Maresca, ka shprehur interes serioz për Adeyemi, i cili është dëshmuar të jetë një forcë e frikshme sulmuese.
Shpejtësia, shkathtësia dhe aftësia e tij në përfundim e bëjnë atë një lojtar kyç për çdo ekip që kërkon të përmirësojë sulmin e tyre.
Ardhja e sulmuesit te skuadra londineze mund të nënkuptojë një përforcim të madh në aspiratat e tyre për të qenë sërish konkurrues në Ligën Premier dhe në garat evropiane.
Nga ana e tij, Liverpool po vlerëson gjithashtu mundësinë e nënshkrimit të Adeyemi.
Arne Slot vlerëson se sulmuesi mund të jetë një plotësues ideal për skuadrën e tyre, e cila kërkon të rigjallërohet pas një sezoni të vështirë.
Vet lojtari ka shprehur dëshirë për tu larguar nga Dortmund, derisa klubi gjerman synon që të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës