Chelsea dhe Manchester City kanë hyrë në garë për mbrojtësit e Leicester Cityt, Ben Chilwell.
Trajneri i “Bluve”, Frank Lampard është duke bërë punë të mrekullueshme me skuadrën, por ka nevojë për përforcime, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Pep Guardiolen te City.
Chelsea ka probleme në mbrojtje pasi Emerson është i lënduar ndërsa Alonso nuk po përshtatet mjaftë mirë në krahun e majtë, transmeton portali arbresh.info.

Derisa, kjo gjë është duke ndodhur te City, pasi Benjamin Mendy nuk është duke shfaqur kualitetin e tij dhe po bën disa gabime që nuk duhen bërë.
Sipas Inews, të dy klubet janë të interesuar për mbrojtësin e rivalit, Leicester klauzola e të cilit është 60 milionë euro.
Nga ana tjetër, Chilwell është duke i ndihmuar shumë Leicesterit për të mbetur në pozitën e dytë në tabelë./arbresh.info.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë