Chelsea po kërkon të bëjë një lëvizje për Aurelien Tchouameni në afatin kalimtar të janarit.
Sipas “Eurosport”, Chelsea dëshiron të kompletojë nënshkrimin e Tchouameni nga Monaco gjatë këtij afati kalimtar dimëror.
Francezi është bërë një nga mesfushorët e rinj më të mirë në Ligue 1 dhe sot është i rregullt për Monacon. Pas një sërë paraqitjesh të vazhdueshme, 21-vjeçari është zhvilluar në një lojtar kyç për klubin dhe talent në zhvillim për vendin e tij.
Për më tepër, mesfushori i “Les Bleus” ka bërë tashmë 28 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Chelsea ka qenë i lidhur me Tchouamenin kohët e fundit. Tani, besohet se bordi i bluve dëshiron ta joshë atë në Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra e Thomas Tuchel aktualisht është në vështirësi në pozicionet e sulmit dhe mesfushës. N’Golo Kante dhe Mateo Kovacic kanë munguar disa ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve dhe mungesa e tyre ka treguar se sa e pambrojtur mund të jetë Chelsea.
Menaxheri gjerman u dha shanse të shumta Saul Niguez, Ross Barkley dhe Hakim Ziyech, por asnjëri prej tyre nuk e ka shfrytëzuar në maksimum mundëisn e tyre. Në një situatë të tillë, Thomas Tuchel u detyrua të luante me Jorginhon edhe pse italiani vazhdon të shërohet nga dhimjet e shpinës./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...