Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Manchester City i Pep Guardiolas
Kampioni në fuqi i Anglisë ka pësuar disfatë me rezultat të ngushtë 0 me 1 në Stamfordi Bridge pasditen e së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Kevyn de Bruyne, i cili realizoi golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes, është lojtari me notën më të lartë të këtij takimi. Reprezentuesi i Belgjikës është vlerësuar me notën 8.5 pasi i siguroi fitore Qytetarëve me golin në minutën e 67′.
Alvaro Morata, i cili u detyrua të largohet nga fusha për shkak të një problemi muskulor, është lojtari me notën më të dobët.
Sulmuesi spanjoll që pritet të humbas ndeshjen ndaj Shqipërisë është vlerësuar me notën 6.2 pas vetëm 34′ minutave lojë./arbresh.info/

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?