Ylli i Liverpoolit, Alex Oxlade Chamberlian do të mungoj në të gjithë sezonin 2018/19 për shkak të lëndimit.
Mesfushori anglez dëmtoi disa ligamente gjatë gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Romas në muajin, transmeton portali arbresh.info.
Tani, trajneri i “Redsave”, Jurgen Klopp ka zbuluar se i gjithë sezoni i ardhshëm do të jetë rikuperues dhe rehabilitues për 24-vjeçarin.
“Besoj se tani është koha e duhur për t’iu treguar njerëzve se për Ox sezoni i ardhshëm do të jetë vetëm për tu fokusuar në rikuperim dhe rehabilitim”, ka thënë Klopp.
“Ne e kemi ditur këtë që një kohë pas lëndimit që mori dhe pas operacionit të suksesshëm, ne ishim të sigurt rreth kësaj”
Oxlade Chamberlain ishte në formë të jashtëzakonshme te “Redsat” deri në momentin e lëndimit./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...