Alex Oxlade Chamberlain i ka dërguar një mesazh paralajmërues ish skuadrës së tij, Arsenalit, para udhëtimit të Liverpoolit në Emirates.
Anësori 24-vjeçar finalizoi transferimin te skuadra në Merseyside gjatë verës për 35 milionë funta, pas shtatë sezoneve frustruese te klubi në Londrën Veriore, dhe tani ka filluar të adaptohet me jetën e tij te klubi i ri, transmeton portali arbresh.info.
“Do të jetë një ngjarje e veçantë për mua, me plotë emocioni sigurisht”, ka thënë Oxlade Chamberlain.
“Ne jemi në formë të mirë dhe do të shkojmë aty me plotë vetëbesim dhe jemi duke kërkuar tri pikë”
Takimi ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit zhvillohet të premten më 22 dhjetor duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...