Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka zbuluar detajet e fundit nëse sulmuesi Kemal Ademi, do i bashkohet skuadrës.
Kohën e fundit ka spekulime se Ademi ka kontaktuar me FFK-në për t’iu bashkuar Kosovës, shkruan portali arbresh.info.
Challandes ka konfirmuar se e ka ftuar lojtarin të na bashkohet, mirëpo nuk dihet se si do veprojë FIFA shkaku që lojtari tani është me Zvicrën.
““Kam folur me të dhe i kam thënë të vije te Kosova. Ai ka vendosur për Zvicrën, por tani nuk e di se çfarë janë mundësitë. Por, kam folur me të. Tani do të presim për mundësitë. Nuk jam i sigurt se si vepron FIFA në këtë situatë”, u shpreh ai.
Mbetet të shihet nëse do lejohet prurja e Ademit të Kosova./arbresh.info.
Bora siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovë...
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në...
Hoxhaj në Forumin e Davos-it: Pa reagim perëndimor, hegjemon...
Arrestohet pas tre muajsh 19-vjeçari që grabiti në Prishtinë
Qarabagu fiton ndaj Frankfurtit, Galatasaray dhe Atletico nd...
Trepça e pandalshme në Suharekë, përmbys Yllin dhe kualifiko...