Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore nga katër që “Dardanët” do t’i luajnë në muajin qershor.
Challandes bëri të ditur listën e 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e kombëtares për ndeshjet kundër San Marinos dhe Maltës.
Në listë nuk figuron golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës, Blendi Baftiu.
Ndeshjen me San Marinon, Kosova do ta luajë më 1 qershor në “Fadil Vokrri” dhe më 4 qershor do të përballen me Maltën në Klagenfurt të Austrisë.
Stërvitja e parë është paraparë për të premten (më 28 maj) në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00.
Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C