Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Prishtinë, ku trajneri Bernard Challandes preferoi që dyert e stadiumit të jenë të mbyllura për mediat dhe publikun.
Zvicërani pati në dispozicion të gjithë lojtarët, duke i kushtuar vëmendje lëvizjeve të shpejta nga krahët apo goditjeve standarde.
67-vjeçari nuk pritet të bëjë ndryshime taktike, duke i besuar të njëjtës lojë që skuadra zhvilloi në miqësoret e kaluara.
Sistemi i rreshtimit pritet të jetë 4-3-2-1 dhe për pjesën më të madhe të roleve trajneri e ka ndarë mendjen.
Dilemat mbeten te reparti i mbrojtjes.
Paraditen e kësaj të enjteje skuadra do të niset drejt Azerbajxhanit, ku në 17:30 do të zhvillojë seancën e vetme stërvitore në stadiumin olimpik të kryeqytetit Baku, ku dhe do të zhvillohet ndeshja me përfaqësuesen e Azerbajxhanit, e para për “Nations League”.
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës